Ish-mbrojtësi i Interit: Edy Reja, punë të përkryer te Napoli

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i skuadrës së Interit, ishte mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, i ftuar në një event special organizuar nga birra Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League. 45-vjeçari u prit me entuziasëm nga fansat, të cilët qëndruan në rradhë për të marrë një kujtim me ish-kampionin e botës.

Në fjalimin e tij, Materazzi vlerësoi mikpritjen e qytetarëve shqiptarë ndërsa dha edhe një koment mbi trajnerin e ri Edy Reja.

“Shqipëria ka marrë një trajner kompetent si Edy Reja, i cili ka punuar shumë mirë te Napoli dhe te Lazio. Është nje prej teknikëve të gardës së vjetër, por që e njeh mirë punën e tij”. Matterazi ka luajtur 249 ndeshje në total në Serinë A dhe gjatë karrierës së tij ka realizuar 35 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?