Ish-përgatitësi fizik i Ronaldos: Është një fenomen, ju tregoj sekretet e tij!

I lindur në vitin 1956, Giovanni Mauri ka qenë për 20 vite nën hijen e Carlo Ancelottit, bashkëpunëtori i tij më i besuar dhe i zellshëm: kudo që shkonte, Carletto dëshironte me vete edhe mikun e tij Giovanni, i cili ishte një përgatitës fizik i futbollistëve të tij. Një zgjedhje që ka ndodhur gjithmonë, teksa është zëvendësuar vetëm në aventurë te Napoli nga djali i trajnerit të Reggiolo.

Bashkëpunimi filloi te Parma në vitin 1996, më pas te Juventusi dhe Milani ku ju bashkua Carletos në vitin 2001 dhe nuk e ka braktisur praktikisht në asnjë nga aventurat te: Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich. Titujt kombëtar dhe Championsit e fituar tregojnë shumë për këtë bashkëpunim. Me këtë kopje mes viteve 2013-2015, çifti Ancelotti-Mauri grumbulloi 4 trofe te Reali, Championsi i 10-të në sezonin 2013-14, një Kupë Bote për klube, Superkupa E Europës dhe Kupa e Spanjës. Në këto dy sezone Giovanni ishte përgatitësi fizik i Cristiano Ronaldos .

Mauri ka zbuluar në një intervistë për “Tuttosport”, sekretet e Cristiano Ronaldos, një nga 7 Topa të Artë – edhe pse ai thotë tetë, duke numëruar Paolo Maldinin. Gjatë karrierës së tij ai ka stërvitur futbollistë si: Rivaldo Cannavaro dhe Kaka, i fundit që ka fituar një “Top të Artë” para dominimit të Messit dhe Ronaldos. Portugezi tashmë është te Juventusi, teksa Mauri është shprehur se ai fizikisht është më i fuqishëm nga të gjithë, por është në gjendje për të arritur nga 0 në 34 km/h në pak sekonda, si dhe përdor trurin në mënyrë të dobishme gjatë stërvitjeve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbaj mend që njëherë më tha:”Profesor, uji i shumtë i vret bimët”. Ai e konsideronte ngarkesën e punës shumë të rëndë në atë kohë dhe mendoi se një punë e tillë nuk ishte e mirë për trupin e tij. Njohja me njëri-tjetrin është një cilësi e madhe për një lojtar: edhe Maldini ishte i tillë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkushtimi, konkurrenca dhe gatishmëria janë komponentët që kurrë nuk mungojnë në trajnimin e Cristiano Ronaldos. Ai ka një kombinim perfekt të të gjitha këtyre aspekteve.

“Duhet të marrim të rinjtë që të shohin stërvitjet e tij. Ai bën gjithçka me një buzëqeshje dhe jo me ngurrim siç ndodh me disa fëmijë edhe në kategoritë më të ulëta. Ne flasim për një kampion, i cili kur u kthyem nga një udhëtim në dy të mëngjesit, ai u ndal të paktën një orë në qendrën sportive për stërvitje dhe krioterapi. Përveç të jetuarit të shëndetshëm, ai ka përkushtim të plotë për rikuperimin fizik”, u shpreh përgatitësi i njohur fizik. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?