FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-trajneri i Partizanit: Pamë tmerr te Sportingu

Ish-trajneri i Partizanit, Marcio Sampaio ka reaguar pas dhunës së ndodhur në Portugali, ku skuadra e Sportingut të Lisbonës u sulmua nga tifozët e saj në qendrën stërvitore. Sampaio gjendet aktualisht në stafin teknik të kësaj skuadre.

Në një postim në rrjetet sociale ai falenderon ata që i janë gjendur pranë.

“ Dua t’iu falenderoj për mesazhet që më keni dërguar, nuk mund t’iu përgjigjem të gjithëve. Nuk dua të flas për terrorin  që kemi kaluar sot por dua të them vetëm që të gjithë bashkë jemi më të fortë. Falenderoj autoritet për punën e bërë në akademi. Ju përshëndes të gjithëve.”, shkruan Sampaio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi dhe autoritetet pritet të marrin masa drastike për atë çka ndodhi. Sportingu dështoi të fitonte një vend në Ligën e Kampionëve, që solli edhe zhgënjimin e tifozëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?