Ishte në pritje të ftesës së Greqisë, ja kush është Enea Mihaj që pranoi thirrjen e Panuccit
Enea Mihaj është një surprizat e Christian Panuccit, në listën për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Izraelit dhe Skocisë. Mihaj ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Kombëtares, deri tek Shpresat ( U-21) dhe disa muaj më parë ai pati deklaruar se priste një ftesë nga Greqia.
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, në një prononcim për median helene tha: Është një nder kur merr ftesë nga Kombëtarja, por unë do të ndihesha mirë nëse do të luaja me Greqinë. Ky është objektivi im për të ardhmen”.
I pyetur rreth mundësive të Shqipërisë në Europian ai u përgjigj: “Ata kanë lojtarë cilësore, pse jo”. Futbollisti pogradecar do të përfaqësoje tashmë ngjyrat kuqezi nën drejtimin e teknikut italian. Mihaj aktivizohet në Superligën greke, me ekipin Panetolikos F.C, ku ka zhvilluar 26 ndeshje në total sezonin e kaluar.
Një rast të ngjashëm më parë ka pasur edhe Mavraj, i cili refuzoi dy herë Shqipërinë, dhe priste një ftesë nga Gjermania.

KOHA JONË SONDAZH

