FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia shkon në Botëror me “ndihmën” e qeverisë peruane?

Italia ka ende një shans për në Botërorin Rusi 2013. Gazeta “Libero” përtej Atlantikut shkruan se Peruja mund të përjashtohet nga Botërori i Rusisë. Deputetja Paloma Noceda ka kërkuar që Federata Peruane e Futbollit të kalojë nën kontrollin e një organi shtetëror me funksione ministrore. Kjo është e ndaluar nga FIFA, kështu që Italia mund të përfitojë nga rasti për të siguruar një biletë për në Rusi.

Noceda ka dorëzuar në Parlament një projekt-ligj që do të detyronte Federatën t’i nënshtrohej kontrollit të Institutit Peruan të Sportit. Rregullat e FIFA-s ndalojnë federatat që të kenë lidhje me qeveritë. FIFA ka kërkuar shpjegime dhe ka paralajmëruar autoritetet për rrezikun që mund të sjellë ky veprim.

Deri tani, kualifikimi i Italisë mund të quhet thjesht një hipotezë më shumë, por shpresa e italianëve nuk vdes kurrë, sidomos kur bëhet fjalë për futbollin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?