Italo-shqiptarja, Lara Colturi, shpallet kampione bote për të reja në ski
Sporti E Premte, 20 Janar 2023 21:17
Edi Rama shkruan: “Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski.
Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”.
Dhe e mbajti premtimin e saj.

KOHA JONË SONDAZH