Italia rikthen Balotelin në kombëtare, por edhe legjendat si Bufon dhe Kielini

Futbolli italian u duk se preku fundin pasi nuk mundi të siguronte një biletë për në Kupën e Botës pas ndeshjes me Suedinë. Gjithsesi trajneri i konfirmuar deri në muajin qershor, Di Biaxho është gati për të bindur Bufon dhe Kielinin që u tërhoqën pas skualifikimit dramatik.

Një ftesë do të marrë edhe Mario Baloteli, i cili mungonte në kombëtaren italiane që nga 24 qershori i vitit 2014. Në këtë mënyrë do të shohim një Itali me Bufon, Kielinin dhe Balotelin së bashku në ndeshjet miqësore që “axurrët” do të luajnë ndaj Argjentinës në Mançester më 23 mars dhe ndaj Anglisë më 27 mars në Uembli.

Hapësira do të ketë edhe për të rinjtë si Donaruma, Rugani, Romanjoli, Kieza dhe Bernardeski. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?