Ja çfarë ndodh nëse Kosova përfundon e para në grupin e Ligës së Kombeve

Kosova barazoi 1-1 kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e javës së katërt të Grupit 3 të Ligës së Kombeve. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar, Dardanët janë të parët në grup me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani.

Nëse Kosova përfundon e para në grup atëherë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës C. Gjithashtu do të luaj në Playoffin e Ligës D kundër fituesve të tre grupeve tjera dhe fituesi do të kualifikohet në Kampionatin Europian.

Kujtojmë se në dy ndeshjet e fundit Kosova luan në transfertë ndaj Maltës dhe pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?