FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja paga e trajnerit të Kombëtares De Biasi

Nuk është një nga trajnerët më të paguar të kombëtareve të Europës. Xhani De Biazi renditet në vendin e 14-të ndër trajnerët finalistë të Euro 2016. Kjo rezulton sipas një liste të publikuar nga revista e famshme franceze “France Football”. Sipas saj, tekniku italian merr një rrogë vjetore prej 280 mijë eurosh. Nëse do të llogaritet për cikël kualifikues (18 muaj), De Biazi do ta kishte rrogën 420 mijë euro, por pa llogaritur shpërblimet. Jo-zyrtarisht, thuhet se ai paguhet 1 milionë euro në vit. Paga e tij nuk është bërë asnjëherë publike pasi është përcaktuar në kontratë që të ruhet konfidencialiteti i saj. “France Football” rendit në krye të trajnerëve më të paguar Roi Hoxhsonin të Anglisë me 5 milionë euro. Ai ndiqet nga Antonio Konte i Italisë me 4.6 milionë dhe Fatih Terim I Turqisë me 3.5 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?