Ja sa ka kushtuar stadiumi ku Izraeli pret sonte Shqipërinë

Shqipëria do të rikthehet në Izrael me kujtimet më të mira. Pas disfatës në vendin tonë 0-3, Shqipëria mori hak në “Beer Sheva” duke fituar atje 0-3. Jo vetëm kaq, por edhe një muaj më parë, kuqezinjtë triumfuan ndaj tyre me golin e Xhakës.

E në këtë mënyrë, rikthimi në “Turner Stadium” premton motivim maksimal. Bëhet fjalë për një stadium me kapacitet 16 126 vende, në dispozicion të tifozërisë mike janë 1600 stola.

Ky impiant i përket kategorisë së katërt sipas kritereve të UEFA-s dhe është “shtëpia” e Hapoel Beer Shevas në qytetin e Beer Shevas. Është dashur rreth katër vite për ndërtimin e tij dhe në 2015-ën është inauguruar. Ai ka kushtuar përafërsisht 71 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for turner stadium

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?