Ja shortet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e UEFA

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet me Monakon.

Ndeshjet e para do të jenë Real vs Atletiko dhe Monako vs Juventus.

Në letër shorti duket favorizues për italianët që eleminuan në çerekfinale Barcelonën, ndërsa dëshira e të dyja skuadrave madrilene për të shmangur njëra-tjetrën para finales së madhe të Kardifit mbeti një dëshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali do të presë në Bernabeu Atletikon më 2 maj, ndërsa Monako në principatë Juventusin një ditë më vonë. Ndeshjet e kthimit luhen një javë pas ndeshjeve të para. 
Finalja e madhe luhet në Kardif më 3 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liga e UEFA

Ajaksi kundër Lionit dhe Celta Vigo kundër Manchester United. Këto janë dy sfidat gjysmëfinaliste të përcaktuara nga shorti për Ligën e Europës.

Holandezët, që eleminuan Shalken në çerekfinale, do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpinë e tyre, ndërsa United i Mourinhos me gjasa do të luajë pa Ibrahimovic të dëmtuar ndeshjen e parë në Spanjë ndaj Celtas.

Ndeshjet e para do të luhen më 4 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Finalja e madhe luhet më 24 maj në “Friends Arena” të Stokholmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?