FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja si pritet të luajë nesër Shqipëria ndaj Jordanisë (FOTO)

Shqipëria do të luajë nesër në “Elbasan Arena” ndaj Jordanisë, vetëm 4 ditë para se të përballet për ndeshjen e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit në

Kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë me vendosjen 4-2-3-1. Strakosha duket i pazëvendësueshëm mes dy shtyllave. Më pas, nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos. Qendra e mbrojtjes do të formohet nga Mavraj e Gjimshiti, të dy pa shumë minuta në këmbë.

Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive, priten Grezda, Memushaj e Gavazaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balotazhin për pozicionin e vetëm në sulm, mes Balajt e Manajt, mesa duket e ka fituar shkodrani. Gjithsesi, ditën e nesërme mund të mësohen më shumë të reja nga 11-shja e italianit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?