FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jahmir Hyka mbyll kontratën me San Jose në Amerikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka nuk ka bindur drejtuesit e skuadrës amerikane të San Jose Earthquakes dhe tani duhet që të gjejë një klub të ri. Mesfushori kuqezi largohet nga skuadra e cila doli në fund të renditjes në MLS pas rreth dy vitesh bashkëpunim.

Në dy sezone me amerikanët, Hyka luajti 49 takime, ku shënoi 6 gola dhe dha 5 asiste për San Jose-n. Të tilla shifra kanë sjellë pakënaqësi në klub duke sjell në këtë vendim për mesfushorin.

E ardhmja e ish-futbollistit të Tiranës mund të jetë në kampionatin amerikan të futbollit ku disa klube kanë shfaqur interes, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe rikthimi i tij në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?