James Rodriguez konfirmon lidhje me super modelen venezueliane

James Rodriguez del zbuluar. Futbollisti kolumbian, pjesë e Bayernit të Mynihut, zbulon një detaj të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Në fakt, referenca nuk është për karrierën futbollistike, por për jetën private.

Ish-mesfushori i Realit të Madridit, gjatë festimeve të titullit të Bundesligës, shoqërohej nga partnerja e tij e re, bukuroshja nga Venezuela, Shannon de Lima.

Shannon është një modele shumë e njohur, me mbi 1.6 milionë ndjekës në Instagram, ka qenë e martuar më yllin e muzikës, Marc Anthony, me të cilin është divorcuar në shkurt 2017. Kujtojmë se edhe James ka qenë i martuar me Daniela Ospinan, motrën e portierit kostarikan, David Ospina, me të cilën ka një vajzë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?