James Rodriguez largohet nga Bayerni, Juve dhe Napoli nisin betejën

Aventura e James Rodriguez te Bayern Munich është në ditët e fundit të saj. Për këtë janë të bindura mediat gjermane, sipas të cilave kolumbiani i ka komunikuar agjentit të tij, Jorge Mendes se dëshiron të largohet nga Bavaria. 27-vjeçari luan prej dy sezonesh me kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që kartoni i tij i përket ende Realit të Madridit.

 

Kolumbiani pritet që fillimisht të rikthehet në Spanjë dhe më pas të transferohet në një tjetër ekip. Ofertat dhe interesimi për ish-lojtarin e Monacos nuk mungojnë, ku Napoli dhe trajneri Ancelotti e dëshirojnë në “San Paolo” ndërkohë që edhe Juventus ka shfaqur interes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?