Jan Oblak rinovon me Atletico Madrid deri në vitin 2023

Jan Oblak shuan çdo dyshim lidhur me të ardhmen e tij. Portieri slloven ka vendosur të qëndrojë te Atletico e Madridit pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Los Colchoneros deri në verën e vitit 2023.

Kontrata e mëparshme e Oblak skadonte në vitin 2021 ndërkohë që në marrëveshjen e re është përmirësuar ndjeshëm paga e gardianit i cili tashmë do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo për një portier, por Oblak e ka treguar veten gjatë këtyre viteve të fundit dhe kjo ishte arsyeja që Atletico e Madridit i ka plotësuar çdo kërkesë numrit 1, pasi për Oblak kanë shfaqur interes shumë klube të mëdha.

Në marrëveshjen e re është rritur edhe klauzola e largimit nga 100 në 120 milionë euro, me Oblak që nëse do të shitej do të bëhej portieri më i shtrenjtë në botë. Slloveni mbërriti në Madrid në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

26-vjeçari ka zhvilluar 203 ndeshje me fanellën e Atleticos, ku 115 prej tyre i ka mbyllur pa pësuar gol (56.6%). Në 5 sezone në Spanjë, Oblak ka fituar një Superkupë të Spanjës, një Europa League dhe një Superkupë Europe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?