Janë në vendin e dytë në Seria A, Drejtori Sportiv i SPAL-it: Ekipi jonë vlen sa Hysaj!
Skuadra e Spalit është surpriza e madhe e këtij sezoni në Seria A, teksa mban vendin e dytë në renditje së bashku me Napolin në kuotën e 9 pikëve pas 4 javëve të para. Drejtori Sportiv kësaj skuadre, Davide Vagnati ka dhënë një deklaratë në lidhje me nisjen fantastike të bërë nga ekipi i tij duke bërë edhe një krahasim.
“Këta pikë janë të rëndësishme, por ne e shohim si një vend të dytë momental. Do të ishte bukur që të bënim po aq mirë sa Leicesteri, por nuk duhet të duhet të humbasim dimensionin tonë real dhe të shohim përralla.
Rritja jonë financiare ka një vlerë paksa më të lartë se klauzola e Elseid Hysajt. Sigurisht, paraja nuk është e mjaftueshme për të fituar në futboll, nuk është gjithçka. Një skuadër që rivalizon Juventusin nuk mund të jetë nga province, megjithëse ka vend për përjashtime.
Ne duhet të tregohemi të qartë dhe të jemi realistë, pavarësisht këtij fillim sezoni”, ka thënë Vagnati, që nuk e ka përmbajtur buzëqeshjen gjatë krahasimit që ka bërë me futbollistin shqiptar. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

