FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Japonezja futet në histori, fiton medalje ari vetëm në moshën 13 vjeç

Japonia vijon të dominojë Lojërat Olimpike me medaljet e arta të fituara, një tjetër sportiste e këtij vendi shkëlqeu por ajo është vetëm 13 vjeç.

Bëhet fjalë për Momiji Nishiya, talenten e cila dominoi skenën në garën e Skateboard në rrugë teksa u rendit e para teksa la pas rivalen braziliane Rayssa Leal dhe japonezen tjetër, Funa Nakayama.

Me suksesin e arritur, Nishiya bëhet kështu sportistja japoneze më e re në histori që arrin të fitojë një medalje të artë olimpike duke thyer rekordin që mbahej nga notarja Kyoko Isasaki në Olimpiadën e Barcelonës në 1992 kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me performance e saj Nishiya e mbylli garimin me 15.26 pikë, rezultat që i dha medaljen e artë ndërsa braziliania Leal me 14.64 u rendit e dyta dhe Nakayama mori medalje bronzi me 14.49 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

13-Year-Old Skateboarder Momiji Nishiya Just Won Olympic Gold, Officially  Making Her the Coolest Teen Alive | Vogue

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?