Java 21 e Kategorisë Superiore, superndeshjet e ditës dhe formacionet

Kategoria Superiore sot na prezanton supersfida si ajo Skënderbeu- Partizani . Gjatë orës 17:00 ka dy takime të tjera dhe kjo javë e 21-të e kampionatit nis në Kukës dhe Lushnjë.

Dyert e “Zeqir Ymerit” janë hapur nga kampionët në fuqi të Shqipërisë.Një sfidë që pritet të jetë o fortë, ndërkohë që të dyja ekipet kanë mungesa. Bakaj, Alla, Shameti dhe Zderic nuk janë të gatshëm për Pacult, ndërsa Mezani nuk ka të rinjtë Fangaj e Kallaku. Në ndeshjen e tjetër në Lushnjë, dyert janë të mbyllura. Disiplina i ka dënuar me një ndeshje pa tifozë verdhejeshilët, që do kërkojnë sot t’i prishin punë Kamzës, që nuk ka Zguron e pezulluar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21
E shtunë, më 24 shkurt

14:00 Kukësi-Laçi
KUKËSI:
 Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult
LAÇI: Selmani, Lulaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Nika, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

14:00 Lushnja-Kamza
LUSHNJA:
 Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Pepa, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Imeri, Fili, Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

Në mbrëmje ka emocione plot. Në Durrës luhet për mbijetesën. Teuta kërkon maksimumin ndaj Flamurtarit të vendit të dytë. Hrkac nuk është nën urdhrat e Begejës, kurse për Duron mungesat janë më të shumta, por a ka një grup më të kompletuar me lojtarë. Bicaj është i pezulluar, kurse Touncara dhe Juffo janë të dëmtuar. Në Korçë luhet gjithçka për gjithçka. Skënderbeu nuk ka Lilajn, ndërsa Partizani Culum, Telushin e Kalarin, pa llogaritur Çanin dhe Fejzullahin. Stadiumi pritet të jetë plot, edhe pse temperaturat do të jenë të ulëta. Deri një ditë para ndeshjes ishin shitur 4 mijë bileta.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21
E shtunë, më 24 shkurt
17:00 Teuta-Flamurtari
TEUTA: 
Kastrati, Gorgievski, Shkalla, D. Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Mustafov, Çyrbja, Alhasan, Latif. Trajner: Gentian Begeja
FLAMURTARI: Nurkovic, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Sidibe, Zuka, Hoxhaj, Alves, Busic. Trajner: Shpëtim Duro

 

17:00 Skënderbeu-Partizani
SKËNDERBEU: 
Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Dita, Osmani, Nimaga, Gavazaj, James, Soëe. Trajner: Ilir Daja
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?