Java e 15-të e Kategorisë Superiore hapet me derbin Partizani-Tirana

Java e 15-të e Kategorisë Superiore do të jetë e ndarë në tre ditë, ku kryendeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet të premten në orën 18:00. Kjo ndeshje është një ndër më emocionueset e futbollit shqiptar, duke qenë në një orar që mund të ndiqet nga të gjithë tifozët.

Të shtunën do të diskutohen dhe dy takime të tjera, Luftëtari do të presë Kukësin në Gjirokastër, ndërkohë që Skënderbeu do të presë Teutën, dy takime që do të thonë shumë si për kreun dhe për vendin e parë të tabelës së renditjes.

Të dielën do të luhen dhe dy ndeshje të tjera, dy vendet e fundit do të kenë përballë ekipet që duan një vend në katërshe. Laçi do të presë Kamzën, ndërkohë që Flamurtari do të udhëtojë në “Redi Maloku” për t’u përballur me Kastriotin që këtë javë që shkoi zhvilloi lojë të fortë për të marrë pikët në Laç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore, Java e 15-të

Swiss Digital Mobile Reklama

Të premten ora 18:00, Partizani – Tirana

Të shtunën ora 14:00, Luftëtari – Kukësi

Të shtunën ora 17:00, Skënderbeu – Teuta

Të dielën ora 14:00, Laçi – Kamza

Të dielën ora 14:00, Kastrioti – Flamurtari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?