FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jemi penduar të gjithë që jemi larguar nga Barcelona, Neymar më shumë”

Ish-lojtari i Barcelonës ka folur për ‘El Larguero’: “Kam folur për Neymarin rreth tri javë më parë, të gjithë ne që jemi larguar nga Barcelona, jemi penduar”. Adriano Correia ka folur në mikrofonat e ‘El Larguero’ të Cadena SER para ndeshjes të shtunën mes Barcelonës dhe Atlético Madridit.

Lojtari i Besiktasit ka luajtur për disa sezone me Neymarin në Barcelonë. Ai beson se 27-vjeçari brazilian është penduar shumë që në vitin 2017 vendosi ta lë Barçën për një klub si PSG-ja. “A mund të kthehet Neymar? Kam folur me Neymarin rreth tri javë më parë, të gjithë ne që jemi larguar nga Barcelona, jemi penduar dhe besoj se ai më së shumti”, tha Adriano. “Atlético, kampion i La Ligas më 2014? Në vitin 2014 Atlético de Madrid e meritoi titullin”.

“Barça? Barcelona është favorite në të gjitha garat dhe do të kërkojë tripletën”. “Arritja në Barcelonë, një ndër momentet më të mira në karrierë. Njerëzit më thonë se kam pas karrierë të mirë, e vërteta është që kam qenë i bekuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?