Jeta jashtë fushave e Astorit, kapiteni i Fiorentinës la jetimë një vajzë 2-vjeçe (FOTO LAJM)
Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës ka tronditur botën e futbollit. Davide Astori, gjithashtu mbrojtës i kombëtaren italiane dhe i Fiorentinës u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte vendosur skuadra e tij në pritje të ndeshjes kundër Udines sot. Mediat italiane hedhin dyshimet se 31-vjeçari ka vdekur nga një atak kardiak. Ai la sot pas partneren e tij, modelen Francesca Fioretti dhe vajzën e tyre pak më shumë se dy vjeçe.
Futbolli nuk ishte i vetmi pasion i Davide Astorit, i cili gjithashtu donte modën dhe dizajnin. Në Tëitter, me shaka e përcshkruante veten si: “Projektues i modës botërore dhe futbollist në kohën e tij të lirë”. Jashtë fushës së gjelbër, marrëdhënia e tij me Francesca Fioretti, modele, është e njohur. Të dy kishin qenë së bashku për disa vjet dhe në shkurt të vitit 2016 lindi Vittoria, vajza e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

