Jo vetëm blerje, Arsenali bën gati listën e 9 largimeve në merkato

Arsenal pasi ka mbyllur fushatën e blerjeve, ka nisur nga puna për të larguar lojtarët që janë të tepërt. Sipas mediave britanike, janë 9 të tillë që pritet të lënë Londrën gjatë ditëve të mbetura të merkatos së verës.

Në listën e lojtarëve që janë me valixhen gati përfshihen emrat e Folarin Balogun, Gabriel Magalhaes, Kieran Tierney, Takehiro Tomiyasu, Sambi Lokonga, Rob Holding, Cedric Soares, Nicolás Pepe dhe Nuño Tavares.

Klubi londinez është në pritje të ofertave të kënaqshme, që do të balanconin disi bilancin pas shpenzimeve të mëdha që janë bërë këtë verë. Për momentin, i vetmi që ka oferta të mira është Balogun, që kërkohet nga Monaco dhe Chelsea.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas trajnerit Mikel Arteta, këta lojtarë mund të lënë klubin, që po përpiqet të gjejë një sistemim për ta, duke i shitur apo dërguar në skuadra të tjera në formë huazimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?