FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo vetëm Juvja dhe Junajtid, edhe PSG futet në garë për Milinkoviç Saviç

Zgjerohet lista e ekipeve pretendente për të siguruar shërbimet e Milinkoviç Saviç. Mesfushori i Lacios është një nga ëndrrat e mëdha të Juventusit, por pëlqehet shumë nga Mançester Junajtid dhe nga PSG. Interesimi i ekipit francez për mesfushorin serb të skuadrës bardhekaltër bëhet serioz me skuadrën parieziene që shikon te talenti ballkanas zëvendësuesin ideal të të tërhequrit nga futbolli Tiago Mota edhe pse të dy kanë karakteristika të ndryshme.

PSG ka probleme me “fair-play”-in financiar por kampionët e Francës pritet të largojnë shumë lojtarë në këtë merkato, si Di Maria, Pastore, Draksler, ndoshta edhe njëri mes Kavanit e Neyjmar dhe me paratë e arkëtuar mund të ketë financat e nevojshme për të afruar nga Lacio mesfushorin serb.

Milinkoviç-Saviç është një zbulim i drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare i cili e bleu në 2015-ën nga Genk për 6 milionë euro, ndërkohë që për të tashmë kërkohet një shifër më e lart se 100 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?