FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo vetëm Roma, ja skuadrat që janë në garë për Conten

Antonio Conte do të rikthehet në punë gjatë kësaj vere. Strategu italian pas një pushimi të gjatë ka vendosur që të marrë në konsideratë ofertat e ardhura në drejtim të tij në ditët e fundit. Skuadra më e interesuar është Roma, me të cilën ka pasur edhe kontaktet e para.

Juventus gjithashtu e ka në konsideratë në rast se Allegri i jep lamtumirën bardhezinjve.  Skuadra tjetër italiane është Milani. Përpara se Gattuso të merrte konfirmim Conte dukej shumë pranë kalimit tek kuqezinjtë. Largimi i Gattussos në fund të sezonit duket i sigurt, ndërsa Leonardo dhe Maldini kanë nisur bisedimet me ish trajnerin e Chelsea-t.

Kualifikimi në Champions mesa duket nuk është kusht që Antonio Conte të pranojë ofertën e Milanit. Dëshira e trajnerit është të rikthehet ne Itali edhe pse klube të tjerë me peshë si Paris Saint Germain, Manchester United si dhe Bayern Munich kanë janë në garë për të. Gjithçka pritet të marrë zgjidhje brenda pak javësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?