Jo vetëm Skuka, dhe Redon Xhixha bën gati valixhet për largimin nga Superiorja

Abissnet Superiore mund të humbasë dy sulmuesit më të mirë të saj në ditët në vijim. Pas Xhuliano Skukës, për të cilin tashmë ka ardhur një propozim konkret nga Seria A, është radha e Redon Xhixhës.

Arisi i Selanikut rivalizon Ferencvaros, por deri më tani oferta klubit hungarez nuk ka qenë e mjaftueshme. Bardheblutë pretendojnë të sigurojnë nga kartoni i Xhixhës afro 1 milionë euro, ashtu siç pretenduan edhe për Seferin gjatë merkatos së verës, por palët mund të gjejnë një kompromis duke përfshirë edhe një pjesë të kartonit.

Xhixha është golashënuesi më i mirë i ekipit, edhe i Superligës, në kuotën e 11 golave, do të ishte një humbje e madhe në këtë pikë të sezonit, por dhe Shehi duket i dorëzuar, duke pranuar se edhe Xhixha mund të largohet duke parë ofertat, por dhe dëshirën e lojtarit që kërkon të largohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Osmani dhe stafi drejtues nuk kanë humbur kohë, por kanë gjetur zëvendësuesin e Xhixhës, bëhet fjalë për Kristal Abazaj, për të cilin nuk do të jetë e vështirë gjetja e akordit përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?