FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Joao Felix, 19-vjeçari portugez që po mahnit Europën

Një yll i ri po lind në futbollin evropian. Të apasionuarit pas lojës më popullore të planetit kanë nisur të admirojnë shpikjet e fundit në fushë të Joao Felix.

Nata magjike e Europa League kundër Eintrachtit të Frankfurtit e bëri talentin portugez të regjistrojë rekorde të reja. Joao Felix arriti të shënojë 3 herë në stadiumin e Benficës, një herë me penallti, një herë me një goditje jashtë zonës dhe një herë me një të saktë brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trigolëshi i luzitanit i ka dhënë vendin e lojtarit më të ri që shënon kaq shumë. Me 19 vjeç e 152 ditë të shënuara në kartën e tij të identitetit, Joao Felix është kthyer në objektivin e gjigantëve europianë, gati të shpenzojnë miliona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Felix, ky ishte trigolëshi i parë në karrierë dhe i pari për Benficën në këtë fazë të turneut, që nga kohët e António Pachecos. Joao Felix ka shënuar deri më tani 15 gola këtë sezon dhe ka dhënë 7 asiste. Ai shënon ose bën të tjerët të tundin rrjetën çdo 104 minuta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?