FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Joao Pedro zbuloi si i kërcënonte Ibrahimovic: Keni ardhur për të shëtitur në Hollywood?

Joao Pedro, ish-shok i Zlatan Ibrahimovicit te Los Angeles Galaxy, tregon një ngjarje të pazakonte në dhomat e zhveshjes se skuadrës kaliforniane me protagonist gjigantin suedez.

“Luanim në transfertë ndaj Dynamo Houston, po fitonim 1-0, por rezultati shkoi 2-2 dhe në fund na shënuan edhe golin e 3-2. Pasi u mbyll ndeshja, erdhi reagimi i ashpër i Zlatanit. Na tha: Keni ardhur këtu për të shkuar në plazh apo për të shëtitur në Hollywood? Duhet të ma thoni tani. Kam 300 milionë në llogarinë time bankare dhe zotëroj një ishull, nuk kam nevojë për gjithë këtë. Tani, i pari që do të flasë, do ta vras, vërtet do ta vras.

Po bëheshim gati për të nisur një ndeshje, dikush pyeti se cili do ta godiste i pari topin për fillimin e lojës. Një asistent më zgjodhi mua, duke thënë se kisha ditëlindjen. Në atë moment, Ibra i hodhi dytë dhe i tha: Çdo ditë është ditëlindja e Zlatanit … Ma jep topin! Dhe më pas nisi të qeshte”, deklaroi Joao Pedro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?