John shpëton Skënderbeun, korçaret ndalen nga Tirana (VIDEO)

Nuk ka fitues në super ndeshjen e javës së 5-të në Kategorinë Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës, e cila është mbyllur në shifrat 1-1.

Bardheblutë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 20-të me Edon Hasanin. Mesfushori shkodran shfrytëzoi një kros të ardhur në zonë dhe me kokë mposhti portierin Teqja. Në disavantazh Skënderbeu hidhet në sulm, por e ka të vështirë për të gjetur hapësira.

Pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Radas 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, John, fitoi duelin me mbrojtësit e bardhebluve dhe me kokë e dërgon sferën në rrjetë. Goli u jep zemër vendasve që e sulmojnë me të gjitha forcat kundërshtarin, por nuk do të arrinin që të ndryshonin rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu mbetet e vetme në krye me 11 pikë, ndërkohë që Tirana mban vendin e 7-të me 5 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?