FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorginho dhe Donnarumma sfidojnë Messin për “Topin e Artë”

“Topi i Artë” këtë sezon do të jetë një mister më vete për fituesin, pas një sezoni pushim që ju mohua Robert Lewandowskit. Për këtë vit revista franceze France Football do ta ketë tepër të vështirë të zgjedhë më të mirin. Asnjë renditje nuk do t’i bëjë të gjithë dakord.

Kandidatët më potencial janë tre: Jorginho, Donnarumma dhe Lionel Messi. Jorginho është emri që menjëherë të vjen në mendje, kampion i Evropës me Chelsea-n dhe Italinë, por nuk janë të pakët ata që e konsiderojnë larg nivelit të Lionel Messit.

Argjentinasi kaloi një sezon të vështirë te Barcelona, por u shpall shënuesi më i mirë i La Liga, fitues i Kupës së Mbretit dhe së fundmi protagonist absolut në fitimin e Copa America.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donnarumma ndërkohë është një kandidat shumë i fort. Zhvilloi një sezon fantastik me Milanin, ku e ndihmoi të merrte vendin e dytë. Më pas u shpall Lojtari më i mirë në Evropian. Gjithsesi historia na ka mësuar se portierët e kanë shumë të vështirë për të fituar “Topin e Artë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?