Junajtid 50 mln euro dhe Darmian për të rrëmbyer Aleks Sandron nga Juvja

Aleks Sandro është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe kaq ka mjaftuar për të rindezur sirenat e Premier League për kartonin e tij. Mbrojtësi brazilian ishte shumë pranë kalimit në verë te Chelsea për 60 milionë euro por tani është Jose Mourinho që e kërkon 27-vjeçarin për të sistemuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Për të ulur pretendimet prej 70-75 mln euro që ka Juventusi, “Djajtë e Kuq” ofrojnë mbrojtësin italian, Mateo Darmian plus një shumë prej 50 milionë euro për të mbyllur me sukses këtë operacion.

Dëshira e brazilianit është të luajë në Premier Legaue dhe ndoshta Juventusi mund të joshet nga një ofertë e tillë e Mançester Junajtid, duke parë se në sezonin e ardhshëm do të rikthejë Spinacolën që po bën mjaft mirë te Atalanta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?