Juve dhe Barcelona bëjnë gati super shkëmbimin që i kënaq të dyja ekipet në merkato

Për momentin është thjesht një ide, ose e thënë më sakt, një sugjerim i mdeiave. Po flasim për një shkëmbim mes Paulo Dybala dhe Philippe Coutinho. Të dy futbollistët po kalojnë një sezon për t’u harruar në ekipet e tyre respektive dhe për këtë qëllim në verë po mendojnë që të largohen në një skuadër tjetër.

Mbërritja e Cristiano Ronaldos te Juventusi, jo vetëm që nuk ka sjellë shkëlqimin e Dybala-s, por e ka sfumuar edhe më shumë pas një sezoni shumë të mirë në të kaluarin. Coutinho ndërkohë në krahun tjetër po vuan formën fantastike të Dembele, si dhe faktin që Messi dhe Suarez, vijojnë të jenë në nivele shumë të larta, duke qenë të pazëvendësueshëm.

Një shkëmbim i tillë duket i vështirë që të realizohet, por në mediat spanjolle dhe italiane kanë hedhur idenë e një lëvizje që mund të lërë të kënaqur të dyja ekipet në merkato. Problemi i vetëm duket të jetë paga: Dybala përfiton 7.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që braziliani 13.5, një shifër që duket e vështirë të pranohet nga bardhezinjtë që japin 30 milionë euro në sezon vetëm për Ronaldon. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?