Juve fiton duelin me Barcelonën për talentin e Ajax, bën gati 80 mln euro

Matthijs De Ligt duket më larg Barcelonës dhe më afër Juventusit. Sipas gazetës katalanase”Sport”, kampionët e Italisë janë të gatshëm për të ngritur çmimin për të rrëmbyer talentin e Ajax-it.

De Ligt ka frikë se nuk do të ketë hapësira te Barcelona, ndaj duket se preferon një transferim te Juventusi, që është gati për të bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Klubi blaugrana duket më i përqendruar te një tjetër talent i holandezëve, De Jong. Afrimi i një mbrojtësi duket se është mëse i nevojshëm për Juventusin që ka një mbrojtje të “plakur”, kur sheh Chiellinin 34 vjeç, Bonucci dhe Bentaia 31 apo barzagli 37 vjeç. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?