Juventus barazon me Napolin në 45 minutat e para, Ronaldo “tallet” me Hysajn (VIDEO)

Juventus dhe Napoli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në pjesën e parë, në një duel që ka dhuruar shumë emocionje dhe me një ritëm të shfrenuar. Sinjalin e parë e dha Zielinski në minutën e 6-të me një goditje me të majtën nga distanca, teksa tentativa e tij u përplas në shtyllën e majtë të portierit Sczezny. Kundërpërgjigja e Juventusit është e menjëhershme në minutën e 9-të, em Cristiano Ronaldon, i cili godet fuqishëm në hyrje të zonës, por goditja e tij ndalet nga portieri Ospina, i cili e devijoi në goditje nga këndi. Fillimi i ndeshjes ishte fantastik për napolitanët, që gjejnë golin e avantazhit në minutën e 10-të.

Allan pason mjaft mirë për Callejon, i cili më pas shërben për Mertens, teksa ky i fundit e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Bardhezinjtë reagojnë me Ronaldon, i cili provoi me një goditje në hyrje të zonës fluturimthi, por sërish goditja e tij ishte qendrore. Në minutën e 26-të, Ronaldo dhuron spektakël në krahun e majtë duke dribluar Hysajn ndërkohë që topi shkon më pas te Mandzukic, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar golin e barazimit. Më pas bardhezintjë domkinojnë duke zhvilluar një ndeshje me ritëm të shfrenuar, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi me Emre Can, Dybala-n dhe Ronaldon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?