Juve nis agjentin e Ronaldos në Dubai për të mbyllur akordin me yllin e Realit
Juventus nuk ka ndërmend që të ndalet jo vetëm në fushë, por edhe në merkato. Bardhezinjtë së fundmi kanë shtuar interesimin për James Rodriguez, i cili ka vendosur të largohet nga Bayerni, por edhe te Reali duket se nuk ka më vend.
Nëse Bayern Munich dhe Real Madrid nuk e llogarisin ish-lojtarin e Monacos për sezonin e ardhshëm, bardhezinjtë janë të gatshëm për të hyrë në garë.
Këtë do ta bëjnë përmes menaxherit të kolumbianit, Jorge Mendes, i cili pati një rol vendimtar edhe në transferimin e Cristiano Ronaldos në Torino. Menaxheri portugez krenohet me James Rodriguez, në listën e gjatë të klientëve të tij të këtij niveli.
Këto ditë, Mendes është në Dubai për “Globe Soccer Awards”, së bashku me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici. ”Corriere dello Sport” njofton se një takim i mundshëm mes palëve mund të ndodhë në Dubai, për të kuptuar se deri ku mund të shkohet me këtë operacion.
KOHA JONË SONDAZH

