Juve nis përgatitjet anti-Ajax, rikthehet në stërvitje Cristiano Ronaldo
Juventus nuk humbet kohë, teksa pas fitores së djeshme është rikthyer menjëherë në stërvitje për të nisur përgatitjet për sfidën ndaj Ajaxit, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në Amsterdam.
Sipas “Sky Sport”, Cristiano Ronaldo sot është rikthyer në stërvitje, por veçmas nga grupi. Sulmuesi portugez sipas drejtuesve kërkoi që të ishte në fushë edhe ndaj kuqezinjve, por nuk u lejua nga Allegri, që nuk kërkoi ta rrezikonte.
CR7 me shumë mundësi do të jetë gati për duelin ndaj holandezëve, por mbtet në dyshim prezenca e Emre Can, i cili braktisi fushën dje pas një dëmtimi në kavilie. Dita e nesërme do të jetë vendimtare për të kuptuar shkallën e dëmtimit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

