Juve nuk ndalet në merkato, prenton yllin e Junajtid për sezonin e ardhshëm
Juventus nuk ndalet në merkato. Bardhezinjtë po punojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një ndër objektivat kryesor të kampionëve të Italisë, është Mateo Darmian, i cili ndiqet me interes prej kohësh.
28-vjeçari mund të luajë shumë mirë në të dyja krahët e prapavijës, ndërkohë që përshtatet edhe në mbrojtje me tre. Në Premier League nuk ka hapësira dhe një rikthim në Itali shihet si një opsion i mirë për të. Kontrata e tij përfundon në qershorin e vitit 2019, dhe shihet si zëvendësuesi perfekt i Lishtajner, i cili duket se do të largohet në fund të sezonit.
Darmian që nga viti 2015 që është transferuar te Junajtid, është aktivizuar vetëm 12 ndeshje, nga të cilat 4 në Premier League dhe 3 në Champions. Për të interes ka shfaqur Roma, Interi dhe Napoli, por Juventusi është favoriti për ta marrë mbrojtësin e djathtë. Rikthimi në Torino është pranë, por këtë herë me fanellën e Juventus-it.
KOHA JONË SONDAZH

