Juventus Academy zgjat “tentakulat” edhe në Shqipëri

Fëmijët e apasionuar pas futbollit i hapet një dritare e re për të ndjekur ëndërrën e tyre. Në Tiranë është hapur “Juventus Academy”. “Zonja e Vjetër” vijon të ndjek traditën për të zgjeruar shkollën e saj në të gjithë botën dhe destinacioni i radhës ishte Shqipëria.Të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësinë që të rriten me frymën dhe me metologjinë e punës që ndiqet në Itali.

Trajnerët që do të jenë pjesë e këtij trajnimi do të trajnohen nga klubi i Juventusit. Projekti më i ri i klubit italian do të prezantohet në një konferencë për shtyp në Shqipëri nga drejtori i “Juventus Academy”, Dritan Metaj i cili sëbashku me menaxherin e “Juventus Academy”, Marco Degortes shpjeguan strategjinë dhe objektivat e tyre.

Degortes: “Pse jo në Shqipëri? Zgjodhëm Shqipërinë sepse kemi gjetur edhe një partner të duhur. Idea e akademisë është që të formojmë futbollist të ri dhe në të njëjtën kohë edhe trajnerët që do i stërvisin këto fëmijë. Cdo javë trajnerët do të bëjnë raportin e akademisë. “

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të ushtruar  aktivitetin e tyre “Juventus Academy” do të përdor fushat sportive të ekipeve kombëtare në Kamëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?