Juventus-Adidas deri në vitin 2027, 408 mln euro në arkat e bardhezinjve

Afrimi i Cristiano Ronaldos dhe shitjet rekord të fanellave të tij kanë detyruar kompaninë e famshme të veshjeve sportive, Adidas, që të nënshkruajë menjëherë një marrëveshje të re. Marrëveshja e re do të zgjatet deri në vitin 2027, teksa klubi bardhezi do të përfitojë të paktën 408 milionë euro gjatë kësaj periudhe pa llogaritur shpërblime shtesë që mund të ketë në rast të tejkalimit të shitjeve.

15 milionë euro Adidas do t’i paguajë deri në fund të këtij muaji, në saj të tejkalimit të shitjeve nga shitja e fanellave të Cristiano Ronaldos. Mesa duket Juventus ka filluar që të marrë frytët e suksesit të yllit portugez. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?