Juventus angazhon në ekipin e të rinjve djalin e Ronaldos
Juventusit nuk i mjafton një Cristiano Ronaldo. Klubi italian ka angazhuar me moshat djalin e madh të yllit portugez, Ronaldo Jr. 8 vjeçari pasi ka luajtur me Real Madrid, ka prekur topin për herë të parë edhe me fanellën e “Zonjës së Zonjës”. Ai është bërë pjesë e akademisë së të rinjve me U-9, duke u bashkuar në grupin e fëmijëve, baballarët e të cilëve luajnë për Juventusin, si Mattia Barzagli.
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo në një intervistë që ka dhënë më parë, ka folur me superlativa për djalin e tij të parë, duke u shprehur i bindur se një ditë do të bëhet 100% si ai, madje edhe më i mirë.
“Ronaldo Jr është shumë konkurrues dhe më pëlqen që t’i mësoj atij shumë gjëra. Ka një trup të mirë, është i shpejt, dhe po mëson shumë. Ai do të bëhet 100% si unë”, u shpreh Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

