Juventus arratiset 4 pikë nga Napoli, fiton me super Higuain ndaj Atalantës (VIDEO)

Juventus nuk gabon në ndeshjen që mund të jetë përcaktuese për titullin kampion. Bardhezinjtë fitojnë 2-0 ndaj Atalantës në duelin e prapambetur ndaj Atalantës duke u shkëputur 4 pikë nga Napoli. Trajneri Alegri hodhi në fushë nga minuta e parë të gjithë “armatën e rëndë” duke luajtur me Dibalën, Dugllas Kostën dhe Mandzukiç pas Higuian.

“El Pipita” në fakt ishte më i miri në fushën e lojës. Argjentinasi shënoi golin e avantazhit në minutën e 29-të pas një kundërsulmit të shpejtë. Ai ishte vendimtar në një sërë rastesh në fushën e lojës, pasi shërbeu mjaft mirë dhe për shokët e tij në fazën e sulmit dhe ndihmoi në prapavijë. Atalanta reagoi mjaft mirë pas pësimit të goli duke qenë superior në lojë, por nuk mundi që të shfaqej e rrezikshme në portën e Bufon.

Në pjesën e dytë spikat një shtyllë e Dugllas Kostës, ndërkohë që në minutën e 81-të, Higuain shërben mjaft mirë për Matuidi, i cili e dërgon topin për herë të dytë në rrjetë vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?