FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus bën gati 50 milionë euro për mbrojtësin e Ajax-it

Aktualisht Juventus ndoshta ka skuadrën më të fortë në historinë e saj, por kjo duket se nuk mjafton. Drejtuesit bardhezi kanë programuar blerje të tjera në merkato.

Sipas të përditshmes “Tuttosport”, emri më i përfolur në mjedisin bardhezi është Matthijs de Ligt. Mbrojtësi 19-vjeçar i Ajax-it, është një ndër futbollistët më të spikatur dhe shihet si një ndër më të fortët në vitet e ardhshme. Prezantimi i shkëlqyer në ndeshjen ndaj Gjermanisë, të fituar 3-0, ka shtuar edhe më shumë zërat.

Ajax kërkon 50 milionë euro për talentin e saj, që është një shifër e lart, por bardhezinjtë nuk e kanë problem këtë shifër, pasi është i bindur për kualitetet e tij. Barzagli do të largohet vitin e ardhshëm, ndërkohë që Chiellini, Benatia dhe Bonucci janë mbi 30 vjeç. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?