FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus bën gati dy goditjet e mëdha në merkaton e janarit

Juventusi po sheh mundësinë për të ndërhyrë që në merkaton e janarit pas situatës së vështirë që po kalon këtë sezon në kampionat. E përditshmja torineze “Tuttosport” raporton se klubi torinez po mendon për të transferuar një sulmues dhe nje tjetër mesfushor.

Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic, i cili po kalon një formë të fantastike te skuadra e Fiorentinës. Dëshira e bomberit serb është që të nisë një aventurë të re në një ekip me emër, teksa skuadra torineze mund t’ia garantojë një gjë të tillë që në janar.

Në mesfushë Witsel shihet si objektivi më i arritshëm, por më parë klubi torinez duhet të shesë futbollistë. Ramsey dhe Mckennie janë të parët që do të hidhen në merkato, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Allegrit. Shitja e amerikanit do të ndihmojë klubin bardhezi që të gjejë fondet për sulmuesin serb. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?