Juventus dhe Napoli, me këtë ritëm kalojnë kuotën e 100 pikëve

Mendoni vetëm për pak se çfarë do të ndodhë më 15 prill, ku Napoli do të luajë duelin për titullin me Juventusin në Torino. Një ndeshje e cila nuk humbur, pasi të dyja skuadrat po i kundërpërgjigjen në distancë njëra-tjetrës në javët e fundit, duke krijuar një diferencë të ndjeshme me rivalët. Të dyja ekipet me këto ritme do të arrijnë në shifrën e 100 pikëve. Kjo do të jetë një ngjarje epokale, pasi për herë të fundit këtë kuotë e ka kaluar Juventus në vitin 2014 me 102 pikë, ndërkohë që Roma ka arritur deri në kuotën e 85 pikëve.

Nga e premtja deri në të shtunë, do të ketë shumë emocione nga Firence fillimisht dhe më pas nga “San Paolo”. Napoli ka një ekip me një grup më të reduktuar, dhe do t’i duhet të shtrëngojë forcat edhe në prezantimin në Europa League. Lacio do të jetë një provë e rëndësishme për skuadrën e Sarrit, për të treguar se fitoret në kampionat nuk janë aspak të rastësishme.

Roma ndërkohë ka nisur ngritjen, pasi në fundjavë mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, duke rikuperuar dy pikë ndaj Interit, teksa pretendimet e saj për të arritur në zonën Champions, po bëhen gjithmonë e më reale. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?