Juventus dhe United bëhen gati për shkëmbimin e shekullit

Juventus dhe Manchester United mund të bëhen protagonistë të një super-shkëmbimi në merkaton e janarit, që do të përfshijë dy nga futbollistët më të mirë në botë. Bardhezinjtë kërkojnë të sjellin me çdo kusht në Torino mesfushorin francez Paul Pogba dhe për t’ia arritur qëllimit janë gati të ofrojnë në shkëmbim sulmuesin argjentinas Paolo Dybala, një shkëmbim “kokë më kokë”, pasi të dy futbollistët vlerësohen rreth 150 milionë euro secili.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës Beppe Marotta ka takuar shefin e United, Ed Woodward, duke i ofruar këtë shkëmbim, që duket se do të kënaqte të dyja palët.

Sulmuesi 24-vjeçar Paolo Dybala nuk po gjen hapësira te Juventusi pas ardhjes së Cristiano Ronaldo, teksa e ka nisur ndeshjen vazhdimisht nga stoli, ndaj transferimi në “Old Trafford” do të ishte një opsion i mirë për të. Ndërkohë edhe për Pogba duket një zgjedhje e mirë duke marrë parasysh faktin se ka marrëdhënie aspak të mira me Mourinhon.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?