Juventus ekipi më i dashur në Itali, Interi më i urryeri nga tifozët
Në Itali janë rreth 34 milionë italianë që simpatizojnë një ekip në Seria A, 33 milionë janë tifozë: Juventus kryeson me 39 për qind, më pas janë Inter dhe Milan me 19 për qind. Duke folur për emocionet, Interi është ekipi më i urryer, duke lënë pas bardhezinjtë dhe kuqezinjtë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të “European Football Benchmark”.
15 mijë të apasionuar në kampionatet kryesore janë intervistuar në këtë sondazh. Duke marrë vetëm pjesën për Italinë, 49 për qind e tyre kanë deklaruar simpatinë e tyre për Juventusin, më pas vijnë Napoli dhe Roma me 37 për qind, Milani me 35 për qind, Fiorentina 34%, Inter 33 % dhe Atalanta me 31%.
Sa i përket ekipeve më të urryera kryeson Interi me 40%, Juventus 38%, Milan 32% dhe Napoli 30%. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

