FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus fiton derbin ndaj Torinos, vendos “perla” e Locatellit (VIDEO)

Juventus nuk di të ndalet, duke arritur dhe fitoren e tretë radhazi në kampionat. Bardhezinjtë triumfuan minimalisht 1-0 në derbin ndaj Torinos. Edhe pse me shumë mungesa në sulm, Allegri i besoi nga minuta e parë Kean. Sulmuesi italian shpërdoroi dy mundësi të mira shënimi, ndërkohë që ekipi granata ishte më dominues në mbajtjen e topit.

Në fraksionin e dytë, Juventus merr kontrollin e lojës, me Chiesan dhe Rabiot që krijojnë gjithmonë vështirësi. Rezultati do të zhbllokohej katër minuta nga fundi për ekipin bardhezi. Pas një aksioni të gjatë, Locatelli godet mjaft mirë në cepin e portës së Milinkovic-Savic.

Ky është goli i dytë për mesfushorin italian me bardhezinjtë. Një fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme për Juventusin, që tashmë e sheh veten në vendin e 8-të me 11 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?