Juventus fiton me lehtësi ndaj Sampdorias, Ronaldo sërish mbetet “thatë” (VIDEO)
Juventus vijon ecurinë e rezultateve pozitive, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Kampionët e Italisë mbrëmjen e sotme triumfuan 0-2 në transfertën ndaj Sampdorias.
Ndeshjen e hapi me gol Federico Chiesa në minutën e 20-të. Pas një aksioni të bukur mes Ronaldos dhe Moratës, spanjolli shërben për anësori italian, që e ka të thjeshtë për të realizuar.
Juventus merr kontrollin e lojës, teksa në fraksionin e parë do të krijonte dy shanse të arta me Ronaldon, i cili në dy raste përballë portierit nuk arriti që të shënonte.
Në fundin e kohë së rregullt, Ronaldo nis një top të bukur për Cuadradon, i cili jep një asist fantastik për Ramsey, që me portën e boshatisur e dërgon në rrjetë. Tashmë bardheznjtë gjenden në vendin e tretë me 39 pikë, 2 më pak se Interi. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

