FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus futet në garë për të rrëmbyer yllin e City-it

Leroy Sane u la jashtë kombëtares gjermane që zhgënjeu në Botërorin e Rusisë, por tashmë duket se talenti i njohur po e merr veten në sezonin e ri. E ardhmja e mesfushorit me tipare sulmuese duket se nuk do të jetë edhe për shumë kohë në skuadrën e drejtuar nga Guardiola, i cili ka vendosur që në shumë raste ta lë në stol lojtarin.

Bardhezinjtë e Juventusit e shohin Sane si Cristiano Ronaldon e ri dhe kërkojnë ta përforcojnë skuadrën me yllin e Gjermanisë. Të paktën kështu ka shkruar së fundmi “Calciomercato”.

Megjithatë, kjo lëvizje duket mjaft e vështirë duke pasur parasysh se anglezët e vlerësojnë lojtarin 150 milionë euro dhe një shpenzim i tillë do të dëmtonte arkat e kampionëve të Italisë, të cilët këtë sezon, me ardhjen e Ronaldos në skuadër do të synojnë Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?