Juventus gjen pasardhësin e Bufon, arrin akordin me portierin italian
Në pritje të lamtumirës së Bufon, Juventusi ka nisur kërkimet për të gjetur një portier të dytë. Klubi bardhezi ka gjetur marrëveshjen me Matia Perin, i cili është bindur ta vazhdojë karrierën në Torino duke pranuar konkurrencën me Sheznin për të qenë titullar në sezonin e ardhshëm.
Masimiliano Alegri kërkon që të ketë dy portierë të nivelit të lartë. Peri do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.
Kampionët e Italisë tashmë duhet që të gjejnë një marrëveshje edhe me Xhenoan. Oferta e tyre është 15 milionë euro, ndërkohë që Xhenoa kërkon 25 milionë euro. Marrëveshja mund të mbyllet për për rreth 20 milionë euro. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

